Pyetje: A duhet të vendosë femra shami kur lexon Kuran?
Përgjigje: Jo, nuk obligohet femra muslimane që kur lexon Kuran të vendosë shami. Mbulesa me shami për femrën obligohet në tre raste: atëherë kur do të falë namaz, atëherë kur do të dalë jashtë shtëpisë së saj dhe atëherë kur në familje (në shtëpi) ka njerëz të cilët janë meshkuj të huaj. Vetëm në këto tre raste obligohet të mbajë shami. Ndërsa për gjërat tjera: për të bërë dua, për të bërë dhikër, për të lexuar Kuran; nuk obligohet femra që të vendosë shami apo të mbulohet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja