Pyetje: Vjehrra ime e sëmurë me xhind dhe në disa momente i vjen një forcë e madhe dhe ndonjëherë bërtet, më ofendon dhe vjen duke më sulmuar. Çdo moment ndihem e stresuar dhe jam tepër e lodhur, vjehrra nuk pranon as të mjekohet as të shkojë në hoxhë. Burri i ka parë të gjitha gjendjet dhe përsëri kërkon të qëndrojmë me të, edhe pse unë i kam kërkuar që mos të qëndrojmë më në të njëtën shtëpi, sepse unë jam e trembur dhe e friksuar.
Përgjigje: Nëse situata është e tillë, i lejohet femrës të kërkojë të dali në vete. Sepse ne me të vërtetë themi që çifti duhet të jetojë me prindërit dhe kjo është ajo që është tradita edhe fetare islame, po edhe tradita jonë, por në momentin që prezenca e prindërve bëhet pengesë, bëhet shqetësim, apo kalon në situata të tilla, burri ose duhet të gjejë zgjidhje të kurojë nënë e tij e t’i dali situatës në krye, ose përndryshe në këtë rast femrës i lejohet absolutisht që të kërkojë shkëputje dhe të jetojnë në vete.
Mund të marrin dy hyrje apartamentesh ngjitur me njëra-tjetrën që kur të ketë ndonjë nevojë apo ndonjë emergjencë t’i përgjigjet, se përndryshe nuk duhet të jetë prezenca e prindërve në jetën bashkëshortore dëm, rëndesë apo shqetësim për bashkëshorten. S’ka pse të vuajë ajo në një situatë të tillë. Burri duhet që në këtë situatë patjetër të gjejë zgjidhje, ta kurojë nënën e vet, s’është faji i bijës së botës që të vuajë, të trembet apo të hajë ndonjë karrige kokës se vjehrra është me xhind apo është e çmendur. Ajo mund mund të mos ketë xhind fare, mund të jetë në një fazë shumë të avancuar të skizofrenisë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja