Pyetje: A mjafton bërja e nikahut që dy të rinj të quhen të martuar?
Përgjigje: Nikah çfarë do të thotë? Nikah do të thotë kurorëzimi dhe legjitimiteti i martesës, ky është qëllimi i nikahut. Që do të thotë që: babai i vajzës është dakord, djali e pranon martesën, edhe vajza normalisht është dakord, dy dëshmitarët thonë: “Po, e dëgjuam kujdestarin (babain) e vajzës që tha: ‘Qoftë e hajrit’, po, e dëgjuam dhëndrrin që tha: ‘Amin, Zoti të shpërbleftë!’.”, përmendet mehri, pra, thuhet që dhurata e kësaj martese do të jetë: makinë, shtëpi, libër, apo hixhab, apo Kuran, apo recitim Fatihaje etj. Ka pasur edhe kështu rastesh kur është pyetur goca se çfarë kërkon si mehër dhe ka thënë që dua që burri të recitojë el-Fatihanë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja