Pyetje: Ka 17 vite që bëj namaz edhe lutem, mirëpo akoma Zoti i Madh nuk më ka dhënë fëmijë.
Përgjigje: Lutja dhe namazi nuk ka dyshim që kanë efektin e tyre, por njeriu duhet të bëjë edhe sebepet për gjërat, se vetë Zoti i madh na ka mësuar që të bëjmë shkaqet e suksesit në jetë. Kjo gjë do të thotë se ajo që unë do të sugjeroja do të ishte një vizitë tek mjekët specialistë për të parë se ku është problemi, për të parë a është problem i korrigjueshëm apo nuk është problem i korrigjueshëm, a ka probleme steriliteti apo nuk ka probleme steriliteti. Dhe pastaj të merret një vendim i saktë dhe i duhur, sepse nëse është problem steriliteti Zoti e ka bërë si rregull që sterili nuk sjell në këtë botë fëmijë.
Kështu që, nëse është problem steriliteti ose do të durosh se kjo paska qenë sprova e Zotit për ju, ose njeriu sheh një zgjidhje tjetër. Prandaj duhet parë njëherë se ku qëndron problemi. Pastaj lutja dhe namazi duhet të vazhdojnë dhe asnjëherë njeriu nuk duhet t’i heqi shpresat prej Zotit, por njeriu duhet të shohi edhe gjëra të tjera, se vetë Zoti na ka mësuar nëpërmjet Profetit (alejhi salatu ue selam): “Zoti s’ka zbritur sëmundje vetëm se ka sjellë për të edhe ilaçin (shërimin).” Prandaj duhet parë nëse ka zgjidhje apo jo. Ndërkohë që Zoti ka thënë në Kuran: “Zoti i jep kujt të dojë Ai vajza, Zoti i jep kujt të dojë djem, ose i jep djem dhe vajza, e kë do Zoti e lë steril.” Është punë e Zotit dhe caktim i Zotit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.