Nuk ka asnjë argument nga feja e Zotit që e bën të ndaluar një gjë të tillë. Ata që e bëjnë të ndaluar, e bëjnë sepse thonë kjo lloj paraje (në qoftë se do ta quajmë kështu) nuk është e lidhur as me arin dhe as me argjendin. Çdo para sot në botë nuk është e lidhur më me arin dhe me argjendin, ka qenë e lidhur deri në vitet ‘20, ‘30, ‘40, ‘50 dhe pastaj është bërë shkëputje mes parasë që përdoret dhe arit apo argjendit. E dyta, nuk është vetëm ari dhe argjendi që e bën dicka të jetë e fuqishme apo të hyjë në treg si vleftë monetare, e bën edhe siguria, në këtë rast këtë gjënë që i thonë Bitcoin apo kriptovaluta në përgjithësi, e bën siguria të fortë dhe pamundësia për të pasur kontroll. E treta, në momentin që kriptovaluta, bitcoin-i etj., janë pranuar tashmë në tregun botëror, bankat dhe shtetet po i pranojnë, do të thotë që është mëse normale. Frika se luan, lëviz, nuk ka kriter, absolutisht kjo është një frikë që ekziston në të gjitha gjërat, në çdo gjë kemi luhatje, lëvizje. Dakord, ngritja e kësaj monedhe elektronike është bërë ekstreme etj. etj.; zotësia e atyre që e kanë dhe që e menaxhojnë. Për këtë arsye po t’i shohësh fetvatë e dijetarëve në këtë çështje thonë që është puna e rriskut që mund të ketë, por haram nuk mund të thuash dot se nuk ka argument. Sepse të thuash për diçka që është haram duhet të kesh argument të pastër. Nuk është e lidhur me arin dhe argjendin, s’është argument. Nuk dihet nga vjen e si vjen; s’është e thënë. Jo po sepse mund të ketë duar mund të ketë ndërhyrje; s’ka lidhje. Pra, nuk është më diçka enigmatike, nuk është më diçka që nuk dihet se si ekziston. Ka aparatura, ka kompjutera që punojnë për këtë punë. Siguria është arma më e fortë e kësaj valute, por dhe mos kontrolli, pamundësia për t’u kontrolluar është arma e saj më e fortë. Kështu që unë nuk di që të thotë dikush që është haram.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.