Pyetje: Nëse burri ka pranuar disa kushte para martesës dhe tani mbas martesës dëshiron t’i ndryshojë?
Përgjigje: Nuk lejohet një gjë e tillë, vetëm se nëse bashkëshortja pranon dhe bie dakord, përndryshe nuk lejohet. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kushtet më të rëndësishme të cilat njeriu duhet t’i përmbahet në jetë, janë kushtet që vendosen me rastin e martesës.”
Kështu që nuk lejohet që mashkulli ta mashtrojë femrën. Ose e kundërta, që femra të pranojë kushtet që i vendos mashkulli dhe pastaj me vonë mos t’i çojë në vend përgjegjësitë, detyrat dhe kushtet që ka pranuar.
Absolutisht duhet t’i përmbahet përndryshe është mëkatar, përndryshe është gjynahqar dhe i lejohet femrës nëse mashkulli ndryshon kushtet, ose nuk i përmbahet kushteve, i lejohet që ta dërgojë situatën deri në gjygj, apo deri në divorc, i lejohet fetarisht.
Dr. Imam Ahmed Kalaja