Pyetje: Më ka vdekur vjehrri dhe njerëzit e shtëpisë kanë lënë një gotë me ujë në dritare, sepse thonë që nëse ka vdekur i etur për ujë ai do të vijë që ta pijë atë gotë uji!
Përgjigje: Këto quhen përralla dhe paganizma, legjenda urbane, nuk duhet t’i besojmë, sepse janë gjëra për të cilat nuk ka argument as nga libri i Zotit as nga tradita e Profetit (salallahu alejhi ue selam), por edhe logjike nuk është. Këtyre njerëzve nuk iu punon mirë as logjika dhe arsyeja. Por çfarë të bëjmë?! Pasojat e sistemit. Na humbi feja për dyzet e ca vite dhe na mbetën përrallat dhe legjendat.
Dr. Imam Ahmed Kalaja