Pyetje: Kemi vënë re që orën e mbani në dorën e djathtë, a mund ta mbajmë në dorën e majtë apo duhet patjetër vetëm në dorën e djathtë?
Përgjigje: Nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht se ku e mban orën, por na vjen më mbarë ta mbajmë orën në dorën e djathtë dhe jemi mësuar në dorën e djathtë, por nuk ka asnjë lloj problemi. Për shembull njerëzit që merren me punë krahu ose që kanë punë fizike u preferohet që ta mbajnë orën në dorën e majtë, sepse me dorën e djathtë njeriu punon më shumë, por nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht.
Disa prej ulemave bashkëkohorë japin sinjal sikur nga e djathta është më mirë, ngaqë ka një hadith që thotë që kur ishin gjërat e mira ose punët e mira Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i preferonte me dorën e djathtë, edhe kanë thënë dijetarët që duke qenë se ora është kohëmatëse, është diçka e mirë, i mat njeriut kohën që mos të humbi koha e tij dhe të menaxhojë kohën e tij, është gjë e mirë, dhe kanë preferuar që të jetë në dorën e djathtë, por nuk ka lidhje me synetin kjo punë. Pra, nuk mund të thuash që mbajtja e orës në dorën e djathtë është synet, nuk mund të thuash. E kanë preferuar disa prej dijetarëve. Është çfarë ndjen njeriu dhe si e ndjen njeriu, jo se ka diçka në lidhje me fenë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja