Falja e xhumasë është obligim për çdo musliman i cili e ka mundësinë ta fali dhe mos falja e xhumasë është një tregues i rrezikshëm për imanin dhe besimin e personit. Për këtë arsye Profeti Muhammed (Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Do të ketë njerëz që do të shkojnë deri në lënien e tre xhumave rradhazi, e Zoti do t’i ndëshkojë duke ua vulosur atyre zemrat.”
Pra, gjë që tregon se lënia e xhumasë pa arsye është e rrezikshme. Për këtë arsye kanë thënë: “Bie obligimi i xhumasë ndaj femrës (pra femrat nuk e kanë për detyrë, por nëse ato prezantojnë shumë mirë që prezantojnë në mënyrë që të përfitojnë), ndaj udhëtarit, ndaj njeriut të sëmurë dhe ndaj robit. Ose përndryshe të gjithë njerëzit obligohen që t’i përgjigjen thirrjes së ditës së xhuma.”
Normalisht lënia e xhumasë nuk është tregues i mirë, tre xhuma, po ai që e lë vazhdimisht? – Do të thotë se e keqja është edhe më e madhe. Po ai që nuk falet fare dhe xhumanë nuk e fal fare? – Tregon që e keqja është akoma edhe më e madhe.
Pra ka njerëz që falin vetëm ditën e xhuma. Kjo është e keqja më e vogël. Mirëpo as mos të falet dhe të mos fali as xhumanë, kjo pastaj është katastrofë për sa i përket besimit.
Megjithatë ne duhet të jemi shumë të matur dhe shumë të sjellshëm me këta njerëz që t’i afrojmë së pari tek xhumaja. Është gabim që këtyre njerëzve t’u flitet për pesë vaktet e namazit. Fillimisht i flitet për xhumanë, dhe në momentin që fillojnë të ambientohen me xhumanë atëherë e kanë edhe më të lehtë që të fillojnë edhe pesë kohët e namazit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja