Pyetje: Pse mbasi falet namazi i Xhenazes e ulin dhe e ngrejnë arkivolin tre herë nga vendi ku qëndron?
Përgjigje: Sepse janë të paditur dhe janë injorantë, kjo është arsyeja e vetme që ngrihet arkivoli tre herë dhe ulet. Kjo gjë nuk ka aspak arsyetim në islam, as argument ne islam, kjo është prej injorancës, kjo është bidat. Kjo është ndoshta edhe besim supersticioz ndoshta ata besojnë që po ta ngresh arkivolin tre herë dhe ta ulësh nuk vdes më njeri në atë shtëpi apo diçka tjetër.
Dr. Imam Ahmed Kalaja