Pyetje: Gjykimi i islamit për tregtimin e ujit të Zemzemit, sepse shohim që ai shitet në disa dyqane?
Përgjigje: Tregtimi i ujit të Zemzemit është hallall, i lejuar, sepse uji i Zemzemit atje merret, blihet, do të transportohet, do të kalojë doganën, do të doganohet, do të paguhen taksat, tatimet e të gjitha. Kështu që është njësoj si ajo pyetja: ‘A lejohet që të shitet Kurani?’. Po ai Kurani nga vjen? Domethënë ai Kurani duhet të botohet në një shtypshkronjë, shtypshkronja duhet të paguhet. Janë disa gjëra që kështu funksionojnë. Kështu që lejohet shitja e ujit të Zemzemit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja