Pyetje: A është e vërtetë se xhindi futet dhe depërton në trupin e njeriut?
Përgjigje: Normalisht sipas dijetarëve të ehli synetit një mendim është që mund të depërtojë xhindi në trupin e njeriut. Ka disa kundërshtrime të disa dijetarëve, dijetarë të hershëm po edhe disa prej bashkohorëve që thonë se nuk depërton, por sillet përreth tij. Mirëpo ky mendim është mendim jo i qëlluar faktikisht, edhe pse thënësit e këtij mendimi janë prej njerëzve të shquar që kanë dhënë dhe japin kontribut për fenë e Zotit, mirëpo në këtë çështje nuk ia kanë qëlluar.
Dr. Imam Ahmed Kalaja