Pyetje: Jemi në emigrim dhe doja t’ju pyesja rreth çështjes së ezanit dhe të namazit, domethënë a duhet që ne ta thërrasim ezanin edhe pse falemi në shtëpiat tona jo në xhami?
Përgjigja: Ezani duhet thirrur edhe pse nuk falemi në xhami. Nëse jetojmë në një vend ku dëgjohet ezanit, atëherë dijetarët e islamit për thirrjen e ezanit, nëse falemi në punë ose në shtëpi,pra nuk i përgjigjemi dot xhamisë, ka dy mendime. Një mendim që thotë: mjafton thirrja e ezanit në qytet, kur dëgjohet. Dhe opinioni tjetër që thotë: ai mjafton, por është e mirë dhe e pëlqyeshme që njeriu edhe pse është në shtëpinë e tij ta thërrasi ezanin edhe një herë; dhe kjo është më e sakta, pra është e pëlqyeshme dhe e mirë që të thirret ezani.
E nëse jetojmë në një vend ku nuk ka ezan, pra që nuk thirret ezani jashtë dhe ne falemi në shtëpiat tona, atëherë në këtë çështje ka vetëm një opinion dhe një mendim që duhet të thirret ezani. Nëse dikush nuk e thërret ezanin namazi i tij është i saktë, por ai konsiderohet gabimtar se ka lënë thirrjen e ezanit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja