Pyetje: Ka prej atyre që falin namaz mirëpo edhe bëjnë keq, si do të jetë halli i tyre në botën tjetër?
Përgjigje: Më mirë do të ishte të themi: ‘Si do të jetë halli jonë në botën tjetër?’ Pse ka njerëz që falen dhe bëjnë keq, kjo nuk justifikon mosfaljen e atyre që nuk falen. Zoti nuk ka thënë faluni në qoftë se ata që falin namaz nuk bëjnë keq,
Zoti ka thënë që duhet të falemi dhe mbaroi historia. Pra, ne si besimtarë, si musliman, duhet të falim namaz se kështu kërkon Zoti prej nesh dhe nuk ka lidhje nëse ata që falen bëjnë keq, apo ata që falen janë njerëz të këqinj. Ne çfarë do t’i themi Zotit? Zoti nuk do të na pyesi neve për këta njerëz në Ditën e Kijametit, por do të na pyesi për veten tonë. Kështu që mos u merrni me njerëzit, por merruni me veten tuaj. Dr. Imam Ahmed Kalaja