Përgjigja: Kjo është më e mira, që kur thirret ezani, puna ndalohet, biseda ndalohet, dhe njerëzit i përgjigjen muezinit, po nëse nuk e ndalon po i përgjigjet muezinit vetëm kur thërret ezanin, për shembull dikush është duke punuar dhe thotë muezini: “Hajjales salah!” dhe ai thotë: “La haule ue la kuuete il la bil-lah.” dhe vazhdon punën. Thotë muezini:”Allahu ekber, Allahu ekber.”, dhe ky thotë:”Allahu ekber, Allahu ekber.”, dhe vazhdon punën, në këtë rast ky i është përgjigjur muezinit, nuk është kusht që të rrijë patjetër të presi muezinin. Ose janë duke folur dy njerëz, për shembull,janë në rrugë duke biseduar dhe thirret ezani, edhe sa here mbaron muezini fjalinë ata e përsërisin, a quhet se po e përsërisin fjalën e muezinit? Quhet se po e përsërisin fjalën e muezinit. Kush do ishte më idealja? Më idealja do ishte, që kur thirret ezani qetësi, përcjellin ezanin, kur thirret ezani lihet puna dhe mbarohet puna.
Por jo gjithmonë është një mundësi e tillë, për këtë arsye nuk ka ndonjë argument në fenë tonë që kur të thirret ezani heshtni. Ndërkohë që për kuranin, në namaz thotë heshtni: “Kur të lexohet Kurani heshtni, dëgjojeni me vëmendje që t’ju kaplojë mëshira e Zotit.”. Kështu që nuk ka ndonjë argument që duhet njeriu mos të punojë apo duhet që njeriu të heshti, ajo që është shumë e rëndësishme kur thirret ezani është t’i përgjigjesh fjalive të muezinit. Pra kur muezini thotë:“Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber, Allahu ekber.”, ti thua: “Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber, Allahu ekber,”. “Eshhedu en la ilahe il Allah.”, ti thua: “Eshhedu en la ilahe il Allah.”. (Kur thotë muezini:) “Eshhedu enne Muhammeden rasulullah.”, ti përgjigjesh: “Eshhedu enne Muhammeden rasulullah, radijtu bil-lahi rabben, ue bil islami dinen, ue bi Muhammedin salallahu alejhi ue selem nebijjen ue rasula.”. (Kur thotë muezini:) “Hajjales saleh.”, ti thua: “La haule ue la kuuete il la bil-lah.”, “Hajjalel felah.”, ti thua: “La haule ue la kuuete il la bil-lah.”. “Allahu ekber, Allahu ekber. Allahu ekber, Allahu ekber. La ilahe il Allah.”. Ka një gabim që ndodh në disa zona, në disa vende, që kur thotë muezini: “Allahu ekber, Allahu ekber.”, këtu e mbyll ezanin dhe xhemati thotë: “La ilahe il Allah.”. Kjo është ta thuash para muezinit, ndërkohë që Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) ka thënë me iu përgjigj fjalive të muezinit, jo me e thënë fjalinë përpara muezit.
Unë nuk e di faktikisht se nga ka mbetur kjo traditë dhe nga e kanë marrë, akoma s’kam arritur t’ia gjej burimin, por për një gjë është e sigurt, se argument nga feja për këtë lloj gjëje nuk ka. Por, e rëndësishme, të përsëriten fjalët e muezinit dhe nuk është kusht që njeriu të ndërpresi punën apo fjalimin, sepse nuk ka ndonjë argument që thotë duhet ndërprerë, por ka argument që duhet përsëritur fjala e muezinit. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.