Pyetje: Më ka ndërruar jetë gjyshi, por i kanë mbetur sytë hapur, edhe mbasi është larë e qefinosur përsëri i kanë mbetur sytë hapur dhe është varrosur ashtu. A ka kjo gjë ndonjë domethënie?
Përgjigje: Jo, nuk ka asnjë lloj domethënie. Për këtë arsye në traditën islame të respektimit ndaj të vdekurit është që nëse njeriu ndërron jetë gjëja e parë që bëhet është: i mbyllen sytë. Profeti (alejhi salatu ue selam) na ka mësuar se kur njeriut i del shpirti sytë shkojnë me shpirtin dhe ndjekin shpirtin. Për këtë arsye gjëja e parë që bëhet është i mbyllen sytë, i mbyllet goja, pra i afrohen nofullat dhe i mbyllen dhe i lidhet me diçka, edhe këmbët gjithashtu dhe vendoset diçka në barkun e tij për disa orë derisa trupi të marri atë normalitetin e tij dhe pastaj kryhen proçedurat e caktuara sipas islamit.
E rëndësishme, nuk ka problem fetarisht as nuk është ndonjë hata e madhe pse atij i kanë mbetur sytë hapur, gjëra që ndodhin janë, nuk ka asgjë që ju tani ta mbani mendjen aty apo të shqetësoheni, apo të besoni se ka diçka, siç besojnë disa njerëz që po ngelen sytë hapur mund të marri dikë mbrapa gjitha këto janë besime supersticioze të cilat nuk kanë argument dhe janë thjesht përralla dhe legjenda.
Dr. Imam Ahmed Kalaja