Si të shërohemi nga magjia?

Pyetje: Vuaj nga magjia që njëzet vite, a mund të më ndihmosh me një kurë për magjinë?

Përgjigje: Ne kemi thënë se ai që është i sprovuar me magjinë, po të bëjë për njëzet e nji ditë kurën e mëposhtme me shpresën e Zotit nuk do të ketë probleme, me shpresën e Allahut gjithmonë.


Kura është:

1- të falë pesë vaktet e namazit rregullisht,

2- të falë synetet rregullisht,

3- të bëjë dhikrin e mëngjesit dhe të darkës rregullisht,

4- të bëjë dhikrin para gjumit,

5- të lexojë suren El Bekare çdo ditë,

6- të lexojë suret Felek dhe Nas çdo ditë pas ikindie për një orë,

7- të agjërojë një ditë po një ditë jo,

8- të japë sadaka çdo ditë,

9- të lyhet me vaj të kënduar çdo natë,

10- të pijë vetëm ujë të kënduar,

11- të pijë çajin e gjethit të senës 500 ml në mëngjes 500 ml në darkë (kjo vetëm 12 ditë jo më shumë),

12- të falë namaz nate, minimalja një orë,

13- të thotë pas sabahut dhe në darkë 100 herë: “La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, juhji ue jumit bi jedihil hajr ve huve ala kul-li shej’in kadir”.

Kaq, s’ka ndonjë filozofi të madhe, s’ka xhind, shejtan e dreq që të rrijë në trupin që e bën këtë punë. Njerëzit e duan me buton shërimin, njerëzit duan që vetëm të shkojnë tek hoxhallarët dhe të shërohen. Rëndësi ka çfarë bën ti për vetën tënde, se hoxhallarët nuk janë profetë as nuk janë magjistarë që të të prekin e të të këndojnë dhe ti të mbarosh punë, jo, hoxha të këndon fjalën e Zotit, me shpresën e Allahut fjala e Zotit është ajo që të shëron. Njerëzit pyesin kush është hoxha më i fortë për këtë çështje. Çfarë do të thotë fjala kush është hoxha më i fortë, ç’është kjo punë, ç’është ky besim tek njerëzit, pse duhet lidhur puna me njerëzit? Mund të thuash kush është më i afti për këtë punë, kush është më i sakti, por jo më i forti. Disa thonë që kam vajtur tek njëri dhe mbarova punë; po mirë pse je i sëmurë përsëri?! Magjitë janë lloj llojesh, lloj lloj formash, për shembull ka magji që ripërtërihen, ka magji që mbaron punë njeriu dhe pastaj e zë tjetra. Për këtë arsye njeriu duhet të jetë vazhdimisht i kujdesshëm, ai që është i sprovuar dhe ai që është i pasprovuar duhet ta falenderojë Allahun që nuk është sprovuar edhe duhet të jetë dhe ai i kujdesshëm. Larg gjynaheve të mëdha, larg mërzitjeve pa fund, larg gëzimeve të pakontrolluara dhe larg trembjeve dhe frikësimeve.
E rëndësishme, nuk ka si adhurimi i Zotit për të qenë të mbrojtur nga magjia.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon