A ka ndonjë sure nga Kur’ani që ta largojë burrin tim nga alkooli?

Pyetje: A ka ndonjë sure në Kur’an që mund ta largojë burrin tim nga alkooli, sepse jam në hall të madh me të?

Përgjigje: Ta ftosh në besim dhe në namaz. Nuk ka ndonjë sure speciale që kur ia këndon njeriut që pi duhan të lerë duhanin, kur ia këndon njeriut që pi alkoolin të lërë alkoolin, nëse ia këndon njeriut që luan bixhoz të lërë bixhozin, nëse ia këndon njeriut që merr drogë të lërë drogën, nëse ia këndon njeriut që vjedh mos të vjedhi; nuk ka diçka të tillë, vetëm besimi. Pra, ti o motër duhet të punosh me burrin tënd që ai të krijojë lidhje me Zotin, të besojë, të fillojë të fali namaz.

Ti ndoshta do të thuash që kjo është rrugë e gjatë, por më mirë rrugë e gjatë e të dalim në krye sesa rrugë e shkurtër dhe asnjëherë nuk dalim në krye dhe nuk japim zgjidhje. Nga kjo që kërkon ti mund të të gënjejë dikush dhe të të thotë që këndoi filan sure 3212 herë, siç thonë njerëzit me një numër specifik (4444, 333, 777 etj.), mund të dali dikush që ta thotë këtë, por është gënjeshtër, është mashtrim. Mënyra më e saktë është besimi në Zot, futja në besim, besimi në botën tjetër, falja e namazit.

Si e lanë sahabët alkoolin? Me besim. Iu desh sahabëve që të lënë alkoolin 16 vite, që kur tha Zoti mos iu afroni kanë ndenjur 3-4 ditë rrugët e Medinës të baltosura prej verës së derdhur, aq shumë e kanë pas pirë. Por kur u arrit kjo gjë? Pas 16 vitesh. Kështu që, fute njëherë burrin në besim, shpëtoje prej Xhehenemit, edhe pse pi shpëtoje njëherë prej Xhehenemit duke besuar në Zot, duke besuar në botën tjetër, duke falur namaz, pastaj do të rregullohet avash avash. Pra, është gabim që të kërkosh prej burrit të lërë alkoolin dhe burri akoma s’fal as namaz, burri akoma thotë: “E kush është kthyer ndonjëherë prej andej, kush e ka pa botën tjetër?”, nëse i ka këto është e kotë t’i flasësh që të lërë alkoolin, birrat, verën etj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon