Jam udhëzuar në Islam brenda në burg dhe nuk mund t’i lë shumë harame, çfarë më këshillon?

Pyetje: Jam udhëzuar në islam dhe kam mësuar për islamin në burg dhe aty kam pranuar dhe kam nisur të studioj islamin, namazin, faljen rregullisht, por janë disa mëkate që s’mundem t’i lë, e kam të vështirë, sepse rrethi ku rri më bën të bëj mëkate, por nga ekonomia apo arsye të tjera s’mund të largohem e të rri me njerëz të mirë që të kujtoj Allahun. Si më këshillon?

Përgjigje: Avash avash o vëlla, avash avash, hap pas hapi. Ti përderisa ke shkuar në burg do të thotë që je mësuar me një botë shumë të vështirë, elhamdulilah që je udhëzuar në islam në burg, kjo është gjë e mrekullueshme, tani in shaa Allah do të vish duke i rregulluar gjërat gradualisht, duke hequr nga jeta gjynahet e mëdha dhe haramet e mëdha, duke qenë korrekt me faljen e namazit, pastaj vijnë të tjerat hap pas hapi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon