Si ta bëjmë leximin praktikë?

Pyetje: Si ta bëjmë leximin praktikë?

Përgjigje: Edukimi i leximit fillon me familjen, pra duhet që prindërit të kenë një orë leximi bashkë familjarisht, përveç asaj që mund të lexojnë le të themi përralla apo histori përpara gjumit, por duhet të jetë një orë leximi, domethënë fëmijës pasi mbarojë detyrat e shkollës t’i kërkohet një libër deri në cilën faqe ke arritur. Pra, le të jetë prindi ai i cili e ndjek dhe në një moment të caktuar në një çaj familjar, në një ulje familjare, duke ngrënë fruta apo diçka tjetër, sidomos tani që është dimër që koha është shumë në dispozicion merret një libër dhe lexohet, për shembull po themi “Dyzet hadithet e imam Neueuiut”, “Lulishtja e dritave” jeta e Profetit, alejhi selam, gjë e thjeshtë shumë, shumë e thjeshtuar, mund të mendojmë si familje të gjithë që si ka ndodhur ç’mendoni, gjithsecili jep mendimin e tij dhe gjithsecili fillon e merr përfytyrimin e jetës së Profetit, jeta e pejgamberëve të lexohet. Pra, janë shumë gjëra interesante që fëmijës do t’i duhen në jetë; jeta e pejgamberëve do t’i duhet në jetë, jeta e Profetit të tij do t’i duhet në jetë. Dyzet hadithet, gjithë feja është e fshehur në këto dyzet hadithe. Komentim Kur’ani, është një libër i vogël që flet mbi suret e fundit të Kur’anit, pse mos të lexohet në shtëpi së bashku ihlasi, feleku, nasi?! Le të jetë ajo ora “Dobitë e leximit gjatë javës”, pra fëmijët kanë lexuar dhe çfarë ju ka bërë atyre përshtypje, t’i mësojmë jo vetëm të lexojnë, por t’i mësojmë edhe të shkruajnë. Ky fëmijë nesër pasnesër, kur të vijë puna për të shkuar në shkollë, për të vazhduar shkollën e lartë e kështu me rradhë e ka në gjak leximin.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon