A i lejohet besimtarëve të shohin filxhanin?

Pyetje: A i lejohet besimtarëve të shohin filxhanin?

Përgjigje: Të parit e filxhanit do të thotë që njeriu të tentojë të zbulojë të fshehtën, të parashikojë atë që do të ndodhi në të ardhmen dhe dija për të ardhmen është prej dijes së Zotit, për këtë arsye këta njerëz që shohin filxhane nuk konsiderohen besimtarë. Vajtja tek këta njerëz thjesht për kuriozitet për të parë çfarë thotë, njeriun e bën që mos t’i pranohet falja dyzet ditë, nuk po e beson, por thjesht shkon për kuriozitet për të parë çfarë thotë dyzet ditë nuk pranohet falja. Ndërsa, nëse njeriu i beson fallxhorit që sheh filxhanin, nëse i beson, pra ndikohet nga ajo që thotë, në këtë rast njeriu ka dalë prej feje, duhet të rikthehet edhe një herë në fe duke u penduar te Zoti, duke thënë shehadetin, pra duke përmendur dhe një herë kredon e futjes në islam dhe pastaj ky njeri kthehet përsëri në islam. Pse? Sepse Zoti thotë në Kur’an: “Thuaj o Muhamed: Nuk e di të fshehtën askush në qiej as në tokë.” Dhe i thotë Profetit Muhamed, alejhi selam, në Kura’an: “Thuaj o Muhamed: Nëse unë (Profeti) do ta dija të fshehtën do të shtoja të mirat për veten time.” Pra, Profeti i Zotit, Muhamedi, alejhi selam, nuk e ka ditur të fshehtën, atëherë si mund të pretendojë tjetri që s’është profet që di të fshehtën?!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon