Cili është shpërblimi i leximit të sures El-Kehf në ditën e xhuma?

Pyetje: Cili është shpërblimi i leximit të sures El-Kehf në ditën e Xhuma?

Përgjigje: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e Xhuma i jep Allahu dritë deri në Xhumanë tjetër.” A vlen kjo për leximin e sures El-Kehf në gjuhën shqipe? Leximi i sures El-Kehf në gjuhën shqipe është mirësi, njeriu përfiton shumë, sepse në fund të fundit Zoti kur ka thënë lexoni suren El-Kehf ka thënë që ta lexojmë, sepse në suren El-Kehf Zoti ka sjellë urtësi dhe mrekulli të atilla që a ka mundësi që besimtari të kujtohet me këto mirësi dhe mrekulli të Zotit javë për javë?! Për këtë arsye është mirë që të lexohet surja El-Kehf dhe leximi i sures El-Kehf nënkupton: leximi i kuptimit të kësaj sure dhe ku rreh kjo sure, çfarë ka dashur Zoti të të thotë kur ka thënë ajetet e sures El-Kehf. Çdo ajet ka qëllim, çdo pasazh ka një qëllim, çdo ngjarje në këtë sure do që të të japë një mesazh ty. Pra, nuk është që Zoti thjesht do të të tregojë ty se çfarë i ka ndodhur Musait me Hidrin, çfarë ka ndodhur me jexhuxhet dhe mexhuxhet, çfarë ka ndodhur me Dhulkarnejnin, çfarë ka ndodhur me atë personin i cili lavdërohej e mbahej me të madh e komshiu i thoshte që të bënte mashaAllah dhe ky nuk bënte mashaAllah e thoshte që e kam bërë vetë me djersën time me shpatullat e mia etj. Apo historia e djelmoshave që u futën në shpellë, nuk është punë historie, Zoti do të japë mesazh të caktuar. 

Mirëpo, nëse do të arrish shpërblimin e dritës nga xhumaja në xhuma duhet lexuar në arabisht, sepse Pejgamberi, alejhi salatu we selam, tha: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e Xhuma…” dhe leximi është kur ti e lexon arabisht. Allahu thotë: “E kemi zbritur Kur’anin arabisht.” Duhet të lexohet siç e ka zbritur Zoti i Gjithësisë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon