Pse gjendja e mësyshit përsëritet te njeriu?

Pyetje: Pse gjendja e mësyshit përsëritet te njeriu?

Përgjigje: Ka mësysh që është i pësëritshëm, sepse ti mund të jesh vazhdimisht i ekspozuar. U prish mësyshi tani, ti del përsëri me të njëjtën gjë, në të njëjtën lloj situate dhe përsëri je në vëmendjen e njerëzve. Mësyshi zakonisht ka të bëjë me vëmendjen ose me dëgjimin. Pra, mësysh mund të të marri edhe dikush që nuk të sheh fare, vetëm dëgjon për ty dhe habitet, ajo të këput pavarsisht se ai nuk të ka parë me sy. Është quajtur mësysh, sepse zakonisht ndodh nëpërmjet shikimit. Për këtë arsye ka të verbër që të këpusin edhe pse ai nuk sheh. Është quajtur mësysh, sepse zakonisht me sy ndodh kjo punë, por nuk ka lidhje vetëm me shikimin. Kështu që, mund të jetë një situatë e tillë.

Por unë besoj në atë që nëse njeriu është në rregull me namazin, me dhikrin, me duanë, me agjërim nafile, namaz nate, me El-Bekare etj. me shpresën e Allahut nuk ka gjë çfarë mund t’i bëjë këtij njeriu, sepse edhe njeriu ka forcën e vet dhe fuqinë e vet. Ti mos kujto se xhindët apo mësyshi mund t’i afrohen kollaj besimtarit, nuk e kanë dhe ata të lehtë. Mirëpo, sa më i ruajtur dhe sa më i mbrojtur besimtari aq më e vështirë është depërtimi i mësyshit, i magjive apo i çdo gjëje dhe sa më shumë porta apo dritare të ketë lënë hapur besimtari aq më shumë i mundëson armiqve të tij prej xhindëve, prej shejtanëve, prej mësysheve, prej të përfolurave, prej smirave, prej zilive që të depërtojnë në brendësinë e tij dhe ta dëmtojnë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon