Takimi i parë i Profetit, alejhi selam, me munafikët në Ditën e Kijametit.

Takimi i parë i Profetit, alejhi salatu we selam, me munafikët në Ditën e Kijametit.

Ka njerëz të cilët bëjnë si muslimanë dhe shfaqen si muslimanë, por brenda tyre ka gjë tjetër e Zoti e di se çfarë kanë njerëzit në zemër. Kur dalin në botën tjetër dhe kur të dalin para Zotit, kur të shohin të vërtetat, kur të shohin Xhenetin, kur të shohin Xhehenemin ata do ta kuptojnë se kanë qenë në gabim të madh dhe do të mundohen të fshihen në mesin e besimtarëve. Mirëpo Zoti do t’u kërkojë besimtarëve në Ditën e Kijametit sexhde siç u ka kërkuar sexhde në jetën e kësaj bote e të gjithë do t’i bien në sexhde Zotit, ndërsa munafikët dhe hipokritët nuk do të mund të bien në sexhde. Megjithatë, ata do të tentojnë prap të fshihen në mesin e besimtarëve dhe kur të jetë momenti që do të marrin ujë nga Keutheri i Pejgamberit, salallahu alejhi we selam, nuk do t’i lënë melaiket që të marrin nga uji i Keutherit, ndërkohë që Pejgamberi do të thotë: “O Melaike po mos se janë pasuesit e mi, janë umeti im.” dhe melaiket që do të thonë: “Rri o Muhamed, se ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata sajesa dhe shpikje mbas teje.”

Allahu na ruajtë! Allahu na mëshiroftë!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon