Çfarë ndodh me një njeri që del nga Islami, a i fshihen të gjitha sevapet dhe të mirat?

Pyetje: Nëse del një njeri nga islami a i fshihen të gjitha sevapet?

Përgjigje: Çfarë ka bërë njeriu përpara këtij momenti i shkon në zero në mendimin më të saktë të dijetarëve dhe kur të thotë shehadetin për herë të dytë fillon çdo gjë nga fillimi. Sepse dalja nga feja ia fshin, ia zeron njeriut sevapet, të mirat. Por këtu mund të ketë edhe keqinterpretime, kujton njeriu se ka dalë prej feje ndërkohë që ndoshta nuk ka dalë prej feje, duhet ta dijë se çfarë e nxjerr njeriun nga feja për këtë arsye këto gjëra duhen mësuar. E rëndësishme, nëse ndodh kjo zerohet çdo gjë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon