Nëse kryefamiljari e ushqen familjen me haram, a i pranohen adhurimet familjarëve të tij?

Pyetje: Nëse një prind, baba, e ushqen familjen me haram, a u pranohet namazi, dhikri dhe duatë anëtarëve të tjerë të familjes?

Përgjigje: Normalisht që çështja e të ushqyerit me haram ose burimit kur ështe haram, nëse në burimin familjar ka edhe burime të tjera qoftë burime shumë të vogla që janë hallall, anëtarët e familjes janë të dalë nga të gjitha përgjegjësitë. Në qoftë se burimi i familjes është vetëm një burim dhe ky burim është haram, pra haram i pastër, atëherë obligohen anëtarët e tjerë të familjes që të gjejnë burime të tjera të pastra dhe hallall. Nëse anëtarët e tjerë të familjes nuk i kanë hapësirat, nuk i kanë mundësitë, atëherë në këtë rast s’kanë përgjegjësi derisa t’u krijohet mundësia për të pasur një burim furnizimi hallall. Kështu që, në këtë rast nuk ka lidhje as me namazin, as me duatë, as me asgjë. Por në qoftë se këta kanë mundësi për një burim tjetër që është i pastër dhe hallall për ta sjellë në shtëpi, atëherë obligohet që të orientohen te burimi që është i pastër dhe hallall, e nëse nuk ka Zoti thotë në Kur’an: “Allahu nuk e ngarkon njeriun tej mundësive që ai ka.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon