Çfarë do të thotë nëse na vjen për të qarë në namaz?

Pyetje: Në disa raste kur fal namaz më vjen për të qarë derisa ta mbaroj namazin, pse më ndodh kjo gjë?

Përgjigje: Pastrim, gjithmonë e kemi thënë këtë sepse ndodh kjo, është një lloj pastrimi. Pra, njeriu mund të ketë disa gjëra të vjetra që kanë ngelur dhe në momentin që fal namaz dhe fillon namazi e lexon Kuran i vjen për të qarë, i dalin lotë, gjitha këto janë forma pastrimi, pra Zoti e pastron njeriun nga e kaluara, mund të ketë mbetje të këqija, këto mbetje të këqija pastrohen në këtë lloj forme, në këtë lloj mënyre.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon