A është e vërtetë se ka lutje që duhet t’i themi për çdo gjymtyrë kur marim abdes?

Pyetje: A është e vërtetë se ka lutje që duhet t’i themi për çdo gjymtyrë kur marrim abdes?

Përgjigje: Nuk ekziston dua për çdo gjymtyrë kur merret abdesi, edhe pse mund të jetë nëpër libra s’ka argument. Kështu që në abdes themi vetëm bismilah me mendje nëse jemi në banjo dhe kur dalim nga banja themi: “Eshhedu en la ilahe il-lAll-llahu wahdehu la sherike leh we eshhedu enne Muhammeden abduhu we resuluhu”, “All-llahumme-xh’alni minet-tewwabine vexh-alni minel -mutetahirin”, “Subhaneke All-llahumme we bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la Ente estagfiruke we etubu ilejk”. Këto janë transmetimet, s’ka dhikër tjetër abdesi. Nuk ka dhikër kur lan fytyrën që o Zot ma mbysh fytyrën time me dritë Ditën e Kijametit, kur lan dorën e djathtë o Zot ma jep librin në dorën e djathtë, kur lan dorën e majtë o Zot mos ma jep librin në dorën e majtë etj. s’ka argument, është e bukur, por s’ka argument, shumë e bukur shumë interesante, por problemi i saj i vetëm është se i mungon argumenti.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon