Rrënqethëse! Pyetja që Allahu ia bën njerëzve të shkujdesur!

…Allahu, xhele xhelaluhu, pasi flet për problemet ndërnjerëzore dhe mosplotësimin e të drejtave ndërnjerëzore, bën një pyetje retorike që është shumë e thellë faktikisht dhe që kush e lexon me meditim duhet t’i dridhet trupi për Zotin. Thotë: “A nuk e mendojnë këta njerëz se një ditë do të ringjallen?” SunhanAllah. Si ka mundësi që njeriu të besojë se ka ringjallje dhe të jetë kaq neglizhet dhe të jetë kaq i pakujdesshëm? Si ka mundësi? A nuk e dinë? A nuk e mendojnë? A nuk besojnë këta njerëz se një ditë do të ringjallen? Po si ka mundësi? Është si puna e nxënësit që i është caktuar data e provimit dhe nuk përgatitet për provim. Si ka mundësi?…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon