Amaneti i fundit i Profetit Muhamed, alejhi selam, para se t’ia dorëzonte shpirtin Zotit!

…Ka qenë (Profeti) në prehrin e Aishes, radijAllahu teala anhe, i mbuluar me një pëlhurë dhe temperatura e trupit të tij ndihej sipër pëlhurës, po ta prekje sipër pëlhurës ta digjte dorën thotë Aishja, radjijAllahu teala anhe, dhe nëna e besimtarëve me një miswak që e lagte në ujë dhe ia lagte gojën dhe në ato momente dëgjohet duke thënë amanetin e tij të fundit dhe fjalinë e tij të fundit nga jeta e kësaj bote. Amaneti i fundit ishte: “Jua lë amanet që të jeni të kujdesshëm me namazin dhe me njerëzit që keni nën pushtetin tuaj.” Pastaj qëndroi dhe pak dhe u dëgjua fjalia e tij e fundit: “Po zgjedh të Dashurin tim, të Lartësuarin.” dhe në atë moment bie koka e tij mbi prehërin e Aishes, radijAllahu teala anhe, Zoti qoftë i kënaqur prej saj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon