A i falet xhenazja një personi që ka konsumuar alkool?

Pyetje: A i falet xhenazja atij njeriu që gjatë jetës së tij ka pirë alkool?

Përgjigje: Nëse është prej muslimanëve po. Përderisa ai ishte musliman i falet xhenazja. Pirja e alkoolit është haram në islam, është gjynah, është mëkat dhe nuk e nxjerr njeriun nga feja. Pra, një njeri mund të pijë alkool, por akoma quhet musliman, musliman gjynahqar, musliman mëkatar, por është musliman, pra nuk është i pafe, nuk është qafir, ai është mëkatar. Alkoolistit ose atij që pi alkool vetëm në një rast nuk lejohet që t’i falet xhenazja, nëse thotë: “Pirja e alkoolit është hallall, është e lejuar, s’ka asgjë të keqe. Pse duhet të jetë e ndaluar?”, në momentin që mohon ligjin e Zotit bëhet i pafe. Nëse pi alkool, por thotë: “Unë e di se kjo është e ndaluar, por unë nuk rri dot pa të.”, në këtë rast ai është musliman gjynahqar dhe i falet xhenazja, pra trajtohet si muslimanët e tjerë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon