A mund ta falim namazin nëse ka hyrë koha dhe ezani akoma nuk është thirrur?

Pyetje: Nëse ka hyrë koha e namazit me kalendar, por ezani akoma nuk është thirrur, a mund të falemi?

Përgjigje: Nëse ka hyrë koha sipas kalendarit fale namazin. Mund të jetë muezini në gjumë, mund të jetë duke ngrënë, mund të jetë muezini që i është prishur makina dhe s’ka ardhur akoma. Nëse ka hyrë koha e namazit në kalendar, fale namazin nuk ka asnjë lloj problemi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon