A është e lejuar të përdorim kartë krediti apo ka lidhje me kamatën?

Pyetje: A është e lejuar të marrësh kartë krediti për të cilën duhet të paguash tarifë vjetore, në qoftë se ti atë pagesë e paguan në kohë?

Përgjigje: Karta e debitit është hallall, është e lejuar, sepse ti shpenzon aq sa ke. Karta e kreditit ka dy momente: momentin që të duhet patjetër sepse nuk mund të bëhet punë me kartë debiti dhe momentin tjetër që ti e merr edhe pse mund të bësh punë me kartë debiti. Kur e merr kartën e kreditit se nuk e bën dot punën vetëm se me kartë krediti atëherë duhet të jesh shumë korrekt dhe në momentin që ti pastaj kartën e kreditit e aplikon me të gjitha kriteret çfarë ofron karta e kreditit bëhet haram. Për shembull, karta e kreditit ty të lejon të shpenzosh dhe e bën pagesën, por edhe po nuk e pagove thjesht shton kamatën ose interesin, në këtë rast bëhet haram, pra shfrytëzimi i kartës së kreditit me të gjitha limitet që ajo ofron, me të gjitha ato opsionet që ajo të ofron bëhet haram. Në qoftë se ti e ke të domosdoshme ta përdorësh kartën e kreditit dhe e përdor pa kaluar tek çështjet e kamatës dhe interesave, atëherë lejohet për nevojë, ndërsa në origjinë përdoret vetëm karta e debitit. Karta e debitit është në rregull, sepse ti shpenzon aq sa ke dhe asnjë grosh më shumë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon