…Ata të cilët do të ringjallen dhe do të tubohen pa pikë mishi në fytyrë, pra do të ketë një kategori njerëzish që ringjallen dhe kur tubohen janë pa mish fare në fytyrë. E cilët janë këta njerëz? Këta janë ata të cilët lypin dhe e kanë bërë lypjen mjet jetese, ose ata që lypin pa nevojë. Sa herë që njeriu lyp pa nevojë, në faqen e tij, në fytyrën e tij vendoset një vizë, këto viza shfaqen në Ditën e Kijametit, kur them vizë kam për qëllim të çarë dhe nëse njeriu e ka kthyer lypjen në zanat, pra e ka gjetur lypjen si një lloj mjet jetese dhe nuk ka punuar siç i takon njeriut të punojë, ky njeri do të ringjallet në Ditën e Kijametit dhe në fytyrën e tij nuk do të ketë aspak mish, do t’i ketë rënë mishi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja