Nga shenjat e Kijameti janë dhe reshjet e shirave pa bereqet! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Prej shenjave të Kijametit janë shirat pa bereqet, pra do të ketë shira, do të ketë lagështirë, por nuk ka bereqet, nuk do të ketë prodhim të suksesshëm, nuk do të ketë bekim në atë që del prej tokës. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selam, në një hadith thotë: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa të shtohen shirat, do të bien me shumicë dhe do të ketë gjithëpërfshirje, por nuk do të ketë bekim, nuk do të ketë diçka që mund të përfitojnë njerëzit prej saj siç ndodh në kohët normale.” Kjo nuk ka ndodhur, elhamdulilah tani kur bie shi përfiton bujqësia, përfiton blegtoria, përfitojnë bletët, ngjallen shumë sektorë, pra nuk kemi arritur akoma në këtë shenjë prej shenjave të Kijametit.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon