A duhet përseritur namazi nëse na ndodhin këto veprime? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Nëse më zbulohet pak pjesa e shpinës, ose e barkut ose gjunjët gjatë namazit, a duhet ta përsëris namazin?

Përgjigje: Mbulimi i auretit, pra mbulimi i pjesës nga kërthiza deri tek gjunjët (për meshkujt), duke përfshirë edhe gjunjët, është shart, kusht prej kushteve të namazit. Kusht prej kushteve të namazit do të thotë që duhet të plotësohet përpara se të futesh në namaz. Nëse njeriu e ka plotësuar këtë kusht, por gjatë namazit zbulohet diçka nga shpina e tij, diçka nga gjuri i tij; kjo nuk përbën problem, sepse ky e ka plotësuar si kusht thjesht është pakujdesi, është padashje, domethënë është diçka që quhet shkarje dhe nuk është e bërë si veprim qëllimisht që në fillim e përderisa nuk është bërë si veprim qëllimisht që në fillim, atëherë namazi i tij është i saktë. 

Argumenti për këtë është hadithi i djaloshit i cili bëhej imam për sahabët. Ishte një fëmijë shumë i vogël që bëhej imam në një lagje të Medinës. Ishte aq i varfër, saqë kur falte namaz atij i zbulohej ndonjë pjesë e auretit të tij. Kur ata ishin duke falur namaz kalon një grua dhe u thotë: “A nuk keni gjetur ndonjë rrobë që ta mbuloni auretin e këtij fëmije?” Pastaj ata u kthjelluan dhe i blenë atij fëmije një rrobë. Thonë: “Nuk e kemi parë ndonjëherë më të lumtur këtë fëmijë sesa atë ditë që i kemi blerë rrobën.” Kështu që, ata nuk e përsërisnin namazin, as nuk thonin që dalim pa namaz, pavarsisht se fëmija zbulohej dhe ajo ishte diçka që dukej. 

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon