A ka thënë Profeti Muhamed, alejhi selam, se kush ka dy binjakë është e bekuar nga Zoti? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A është e vërtetë që Profeti, alehi selam, ka thënë që kush ka dy binjakë është e bekuar nga Zoti?

Përgjigje: Jo, kjo nuk ekziston si hadith i Pejgamberit, salallahu alejhi we selam. Çdo nënë që Zoti i Madh e bekon që të ketë fëmijë elhamdulilah ka mirësi dhe begati të Zotit, por që të thuhet e bekuar nga Zoti ajo femër që ka binjakë apo trinjakë etj., janë budallallëqe që i përhapin njerëzit nga injoranca dhe padija dhe që nuk kanë lidhje me fjalët e Pejgamberit, alejhi salatu we selam.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon