Pyetja: A i lejohet njeriut nëse teshtin në namaz të thotë elhamdulilah?
Përgjigja: Nuk ka faktikisht ndonjë argument për këtë gjë, dhe nëse njeriu thotë diçka por me zë të ulët ndoshta nuk ka problem, ama që ta thotë dhe ta thotë me zë të lartë dhe të presi që njerëzit t’i thonë ‘JerhamukAllah’ dhe ky thotë ‘Jehdikumullahu ue juslih balekum’ kjo nuk është e saktë. Ka ndodhur në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) ngjarja e mëposhtme: vjen një sahabi i cili futet në namaz dhe duke fal namaz teshtin dhe thotë ‘Elhamdulilah’ dhe ky priste që njerëzit t’i thonin ‘JerhamukAllah’ dhe ashtu siç ishte në namaz po shihte mos do i thonë gjë njerëzit, por nuk i thanë gjë. Edhe ky siç ishte në namaz i tha: “Çfarë keni?! Vdekshi të gjithë!”. Pejgamberi kur mbaroi namazi tha: “Kush foli në namaz?” tha Muauijetu ibn El-hakem (sahabiu që foli në namaz): “Mendova se do të më flasi para njerëzve, por më thirri dhe më uli, pasha Allahun nuk kam parë edukator më të mirë dhe mësues më të mirë se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe më tha: ‘Ky namaz nuk është gjë tjetër vetëm se për adhurimin e Zotit dhe nuk lejohet në namaz që njeriu të thotë asgjë prej këtyre fjalëve që flasin njerëzit, por namazi duhet të jetë dëlirësim, madhërim, njësim dhe lexim Kurani.’” Kur e pa ky sjelljen e mirë të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) tha: “O Pejgamber i Zotit kam bërë një faj.” i tha Profeti: “Çfarë gabimi ke bërë?” i tha: “Kam një robëreshë e cila ka bërë gabim edhe unë i kam gjuajtur.” I tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Sille.” Kur e solli i tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Kush jam unë?” ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.” i tha (Profeti): “Ku është Zoti?” i tha: “Zoti është mbi qiej.” Tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Lëre të lirë se kjo është besimtare. Fajin që i ke gjuajtur kompensoje duke e lenë të lirë.” dhe ai tha: “Është e lirë.” E liroi për hir të Zotit. Pra Pejgamberi i tha këtij sahabiu jo. Po mirë nëse njeriu teshtin në namaz dhe thotë ‘Elhamdulilah’ me veten e tij? Nuk ka problem, nuk prishet namazi, më e mira është të përmbahet, por nëse e thotë nuk ka problem. Dr. Imam Ahmed Kalaja