Premtimi i Allahut

…E cili është premtimi i Allahut? Premtimi i Allahut në Kuran është se Allahu, xhele xhelaluhu, shpirtrat e besimtarëve do t’i lumturojë dhe lumturimi i shpirtit nuk ka të bëjë me mirësitë e kësaj bote. “Cilido besimtar ose besimtare që bën vepra të mira Zoti do t’i japi lumturi në këtë botë edhe në botën tjetër”, ky është premtimi i Allahut. Varet se sa ne e besojmë premtimin e Zotit. Ai që e beson premtimin e Zotit, Allahu, xhele xhelaluhu, do t’ia japi padyshim, “Allahu nuk e thyen premtimin që ka dhënë.” Premtimi i Tij është se do ta lumturojë besimtarin, nuk tha se do t’i jap pasuri, nuk tha që do t’i jap të mira në jetën e kësaj bote, tha do ta lumturoj…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon