Përgjigja: Njeriu kur bën dua dhe lutje i dretohet të Madhit Zot, Allahut (xhele xhelaluhu), për këtë arsye dhe duaja është lart, nga qielli. Zoti është mbi Arsh dhe njeriu kur bën dua dhe lutje drejtohet me shpirtin e tij, me zemrën e tij, me gjithçkanë e tij, drejtohet nga Allahu (xhele xhelaluhu) dhe i ngre duart nga Zoti (xhele xhelaluhu). Ka thënë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Allahu është i Turpshëm, Allahu është Bujar, Allahut i vjen turp që robi t’i ngrejë duart nga Ai e t’ia kthejë duart bosh.” Ai që lutet ka hall, ka nevojë, ka një siklet, Zoti është më Bujari i bujarëve, në Dorën e Tij është gjithçka e Allahu (xhele xhelaluhu) ia ka caktuar Vetes së Tij, që kush ia ngren duart mos t’ia kthejë duart bosh, përveçse kur do ta sprovojë robin e Tij, përveçse; përveçse; përveçse; përveçse; ka arsye dhe ka urtësi që Zoti ndonjëherë nuk i përgjigjet njeriut, se ndoshta nuk është koha, ndoshta është në dëm të njeriut po t’i përgjigjët në atë moment. Ndoshta njeriu ka nevojë për edukim, edukim, edukim, me nënshtrim dhe përulje dhe ne nuk i dimë urtësitë e Zotit dhe sekretet e Tij kur Ai nuk na përgjigjet. Ndoshta Allahu e bën sebep mos përgjigjen që njeriut t’i largohen fatkeqësi dhe sprova në jetë, e ndoshta Allahu me mospërgjigje i ngren njeriut gradat, ndoshta bëhet mospërgjigja shkak që njeriut t’i falen gjynahet.
Asnjëherë nuk është i humbur ai që i ngren duart nga Zoti i Gjithësisë. Atëherë si veprohet? Atëherë kur njeriu lutet dhe bën dua i ngren duart në këtë mënyrë (tregon veprimin sesi bëhet lutja, për më shumë shiko videon më poshtë), mund t’i mbajë kështu, mund t’i mbajë kështu, mund t’i mbajë kështu, mund t’i mbajë kështu, mund t’i mbajë kështu, mund t’i ngrejë deri në këtë formë (për më shumë shiko videon më poshtë). Argumenti; hadithi i Bedrit: “I ngriti duart aq shumë Pejamberi (salallahu alejhi ue selam) saqë pamë sqetullat e tij dhe saqë i ra rroba nga shpatullat e tij.” (salallahu alejhi ue selam). Pra sipas sikletit, sipas hallit dhe nevojës që ka njeriu.
Rasti i Bedrit ishte: ose do të adhurohej Zoti në tokë, ose s’do të adhurohej më. Për këtë arsye dhe përgjërimi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) në rastin e Bedrit ishte një përgjërim që s’është parë ndonjëherë të jetë përgjëruar në atë mënyrë siç është përgjëruar ndaj Zotit te Gjithësisë në rastin e Bedrit. Ndërsa sytë, sytë duhet të rrinë poshtë dhe nuk ka nevojë që njeriu kur lutet t’i ktheje sytë nga qielli, mund t’i mbajë sytë tek duart atëherë kur është tek pozicioni i kokës dhe poshtë. E nëse ngrihen duart më shumë, atëherë nuk ka nevojë t’i ngrejë sytë nga qielli, por kokën e mban në këtë mënyrë (shiko videon sesi duhet) drejt, poshtë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja