Si të sillemi me një grua e cila është kokëfortë?

Përpara se të jap përgjigjen për këtë pyetje…ndonjëherë ndodh që jo sjellja korrekte e jona e duhur me bashkëshortet tona, të bëjnë ndërrimin e karakterit. Gjithmonë njeriu është i prirur për ta gjetur gabimin tek tjetri. Dhe faktikisht, në besim, në islam orientohet besimtari që ta kthejë vështrimin tek vetja e tij. Çfarë thotë njëri prej burrave të moçëm (pra prej selefëve)?

Thotë: “Kur bënim gjynahe edhe mëkate , këtë  e shihnim në sjëlljen e bashkëshortes, në sjelljen e kafshës.” Pra na e jepte Zoti shenjën. Pra nëse gruaja jote është kokëfortë, ti kur e ke marrë këtë nuse si ka qenë? “Jo, ka qenë e sjellshme, ka qenë e urtë.”  Çfarë ka ndodhur? Mos vallë ke probleme ti që kjo nga një grua e mirë, e dashur, e sjellshme, e urtë është kthyer në kokëfortë. Ndoshta je ti problemi. Si? Me gjynahe. Ndoshta ti me sjelljen tënde. Burri mund të bëhet shkak me sjelljen e tij.  Nëse nuk është as e para, as e dyta atëherë le ta trajtojmë si problem. Ku  është problemi? Në qoftë se nuk është e para as e dyta, mund të ndodhë që njeriu të sprovohet me grua të tillë, pra mos te thotë njeri që hoxha thotë se ti e ke fajin dhe pike, jo, mund të ndodhë që me të vërtetë Allahu ta sprovojë njeriun me një grua të tillë. Dhe themi, o vëllai im kjo është sprova jote ndoshta. Kjo ndoshta është sprova jote, ndoshta Allahu me këtë sjellje të gruas tënde kushedi sa  gjynahe t’i fal, kushedi sa gradë t’i ngren tek Zoti i gjithësisë. A themi ne sprova sprova sprova? Sprova nuk ka brirë, sprova kjo është, mund të të sprovojë Zoti me gruan tënde, ka qëlluar kokëfortë, ka qëlluar inatqare, mund të ketë qëlluar e tillë. Çfarë duhet të bëjmë? Dua ta trajtojmë me kujdes, sepse nuk ka gjë që nuk ndryshon o vëllezër, nuk ka gjë që nuk ndryshon. Me fe, me iman dhe me besim gjërat ndryshojnë. Me urtësi, me këshillë të mirë gjërat ndryshojnë. Pse Zoti i Madh urdhëron në Kuran që te jemi të butë? Pse Zoti urdhëron që të jemi të mëshirshëm? Pse Zoti na urdhëron që të jemi të durueshëm? Pse Zoti urdhëron? Shumë mirë dikush mund të thotë, unë nuk mund të jem i durueshëm, unë kështu e kam tipin. Dikush mund të thotë, jo unë jam i vrazhdë në natyrën time nuk ndryshoj. Absolutisht nuk është e vërtetë. Me iman dhe me besim, njeriu i vrazhdë bëhet i butë, njeriu i ashpër bëhet i mëshirshëm, njeriu që është kokëfortë bëhet i bindur. Me iman dhe me besim. Atëherë të mundohemi që t’i ngrejmë bashkëshortet tona në anën e dijes, në anën e besimit, afrimit me Zotin. Sepse në momentin që do të jenë mirë me besim dhe me iman, bashkëshortet tona do të kuptojnë, se bindja ndaj burrit është një shkak për të fituar Xhenetin.

Si tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Çdo grua që i fal pesë vaktet, agjëron Ramazanin, ruan nderin, i bindet dhe e respekton burrin e saj, Zoti në botën tjetër do t’i thotë: ‘Futu nga cila derë e Xhenetit të duash.” Ama duhet t’ia thuash këtë fjalë gruas. Si t’ia thuash? Mos ia thuaj kështu, se po ia the kështu s’ka ndërmend që ta marrë prej teje. Po le ta lexojë vetë, le ta dëgjojë vetë, le ta ndiejë këtë fjalë, le ta mësojë këtë fjalë prej shoqeve të veta, prej një gruaje hoxheshë që këshillon vazhdimisht motrat besimtare në rrugën e drejtë, në bindjen ndaj Zotit, në bindjen ndaj bashkëshortëve. Mundohu që t’i bësh shkaqet që kjo grua të ndryshojë. Dil me gruan tënde, shëtit me gruan tënde, vizitoi vëllezërit muslimanë të cilët kanë bashkëshorte të mira, të edukuara dhe të sjellshme, të cilat bëhen sebep që t’i kthejnë gratë nga mosrespektuese në respektuese ndaj bashkëshortëve dhe burrave të tyre. Pra duhet lodhje o vellezër, duhet punë. Pasi duke thënë vazhdimisht e kam kokëfortë, e kam kokëfortë, sikur ta thuash pesëdhjetë vjet këtë fjalë nuk ndryshon gjë. Ama në qoftë se ti i  bën shkaqet që të ndryshojë, ka për të ndryshuar me shpresën e të Madhit Zot (xhele xhelaluhu).

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.