Sa mbahet rroba e zezë për të vdekurin dhe a është gjynah të vajtohet i vdekuri?

Në islam thuhet se zija për një njeri që ka ndërruar jetë mbahet tre ditë, ndërsa nëse ai që ka ndrruar jetë është bashkëshorti mbahet katër muaj e dhjetë ditë. Çfarë nënkupton el-hidad (që është përkthyer në shqip zija)? Nuk nënkupton veshjen me të zeza. Veshja me të zeza për shkak të vdekjes së një personi nuk është traditë islame. Zija në islam nënkupton moszbukurimin e femrës, apo mosveshja me ngjyra të atilla që janë (si me thënë) të zakonshme për femrën. Pra normalisht për një vdëkje femra shfaqet më ndryshe, nuk zbukurohet, nuk bën këto që i bën vazhdimisht etj., sepse ka ndodhur një vdekje. Ky është kuptimi dhe nuk është kuptimi që duhet të vishet me të zeza dhe duhet te rrijë patjetër me të zeza. Pra veshja me të zeza, për shkak te një vdekje nuk është në traditën islame.

Po femra si e shfaq mërzitjen dhe pikëllimin për dikë që i ka ndrruar jetë, qoftë fëmija, qoftë prindi, qofte dikush tjetër që ka me të ndonjë rol, ose ndonjë marrëdhënie apo lidhje? Duke mos u zbukuruar dhe duke mos u shfaq ashtu sic shfaqet zakonisht, pra kuptohet tek kjo femër që ka diçka që nuk shfaqet në atë formën e vet siç shfaqet femra në përgjithësi përsa i përket veshjesh etj. Ndërsa në rastin e bashkëshortit kjo duhet te zgjasi katër muaj e dhjetë ditë, për faktin se është koha minimale që mund të zbulohet shtatzania, e si pasojë ka ligje të tjera dhe rregulla të tjera përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me këtë tematikë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.