Si duhet të veprojmë nëse gjejmë lekë në rrugë?

Përgjigja: Varet se sa është shuma. Nëse është një shumë e madhe, atëherë duhet që aty ku e ke gjetur lekun të vihet një njoftim dhe të thuash që këtu është gjetur një shumë e caktuar lekësh, i interesuari të interesohet në këtë numër. Dhe duhet që personi të dali dy herë ose tre herë në javë tek vendi aty dhe të thotë: “Unë kam gjetur këtu para…” A ia vlen t’i futesh kësaj pune? Duhet një vit dhe pas një viti ky lek bëhet hallall për ty. Si i bëhet me një fjalë? Apo dhe shteti, për shembull, ka struktura që mbledhin këto lekët e gjetura ose pasuritë e gjetura etj. Nëse ka struktura dhe ka, si me thënë, që merren me këtë punë, mund ta marrësh dhe ta çosh atje direkt. Po sa është vlera? Nëse bëhet fjale për pak nuk është kusht, edhe mund ta marrësh, ama nëse bëhet fjalë për shumë, atëherë duhet patjetër të bësh njoftim dhe lajmërim.

Kush është kriteri që dallon pak dhe shumë? Kthehet në traditën dhe zakonin e popullit dhe njerëzve ku jeton. Për shembull le të kthehemi ne Shqipëri: Nëse dikujt i humb një dhjetë mijë leksh, a i bie mbrapa atij dhjetë mijë lekshi? Zakonish nuk i bie mbrapa. Nëse dikujt i humb një dy mijë leksh, a i bie mbrapa atij dy mijë lekshi? Nëse dikujt i humb një pesë qind leksh, a i bie mbrapa atij pesë qind lekshi? -Jo. Ama nëse dikujt i humb një dyqind mijë leksh: e para bëhet me temperaturë, e dyta fillon të kthejë videon mbrapsht të gjithën se ku ka qenë, s’është pak. Kështu që, a ka ndonjë kufi mes asaj që është pak dhe shumë? Kjo është të ndryshojë dhe mund të jetë e ndryshme nga koha në kohë. Për shembull, unë mendoj se tek pesëdhjetë mijë lekshi e lart është shumë dhe njerëzit kur i humb një pesëdhjetë mijë leksh  nuk e kalon dot, nuk e përtyp dot që me thënë hajt më ka ikur. Kështu që, me qenë të kujdesshëm.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.