Si quhet rojtari i zjarrit të Xhehenemit dhe a ka rojtar Xheneti?

Pyetje: Si quhet rojtari i Xhehenemit dhe a ka rojtar Xheneti?

Përgjigje: Xhehenemi e ka rojtarin ose kujdestarin e vet dhe ai quhet Malik dhe Xheneti e ka rojtarin ose kujdestarin e vet dhe ai quhet Ridwan. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, e ka takuar, e ka parë Ridwanin, pra kujdestarin e Xhenetit dhe e ka takuar, e ka parë parë kujdestarin e Xhehenemit. Tha Pejgamberi, salallahu alejhi we selem: “Natën e Israsë dhe të Miraxhit, sa herë që takoja melaike më prisnin mirë, më buzëqeshnin dhe më përshëndesnin, përveç njërit që nuk buzëqeshi, e pyeta Xhibrilin dhe i thashë: O Xhibril po ai meleku kush ishte që nuk qeshi, nuk buzëqeshi, nuk më dha asnjë shenjë? – tha (Xhibrili): Ai është Maliku, kujdestari i Xhehenemit, që kur ka krijuar Zoti Xhehenemin ai nuk ka qeshur kurrë më.” Pra, i ka ngrirë buzëqeshja, i ka ikur buzëqeshja. Allahu na ruajtë prej zjarrit të Xhehenemit!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon