A lejohet t’i lutemi Zotit që të na shtojë jeten (ymrin)?

Pyetje:  A lejohet që t’i lutemi Zotit që të na shtojë jetën (ymrin)?

Përgjigje: Lejohet fetarisht nuk ka asnjë lloj problemi, por jeta e gjatë është dy llojesh: jetëgjatësi duke u bërë barrë për veten, për njerëzit, për shoqërinë dhe jetëgjatësi ku njeriu menaxhon çdo situatë (siç thotë populli: O Zot me këmbë e me duar; domethënë që të menaxhoj jetën time). Pejgamberi, alejhi salatu we selam, lutej dhe thoshte: “O Zot më ruaj që mos të thyhem në moshë.” Thyerja në moshë e çon njeriun në një lloj situate që bëhet barrë edhe për veten e vet, edhe për familjen, për gjithçka, fillon i harron gjërat, bëhet i bezdisshëm. Për këtë arsye tha Pejgamberi, alejhi salatu we selam: “Më i miri prej jush është ai që ka jetë (ymër) të gjatë me vepra të mira.” Jo thjesht jetë (ymër) të gjatë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon