Pyetje: Si merret tejemumi nëse toka është e lagur?
Përgjigje: Nuk është kusht që kur marrim tejemum duhet të marrim patjetër te dheu, mund të prekësh gurin, mund të prekësh çimenton, mund të prekësh murin, mund të prekësh pllakat, mund të prekësh tavolinën, mund të prekësh dyshekun, mund të prekësh batanijen, mund të prekësh rrobat e tua. Pra, nuk është kusht patjetër dheu, dheu është më e mira në tejemum, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Dr. Imam Ahmed Kalaja