Kur Imami bën lutje pasi varroset një person, a është kusht ta bëjë në gjuhën arabe apo çdo gjuhë?

Pyetje: Kur bën imami dua (lutje) pasi varroset një person, a duhet që patjetër lutja të jetë në gjuhën arabe apo lejohet të jetë dhe në gjuhën që flasin pjesëmarrësit?

Përgjigje: Nuk është kusht që patjetër të jetë në gjuhën arabe, mund të jetë edhe në gjuhën shqipe. Syneti dhe tradita e Profetit, alejhi salatu we selam, është që kur varroset një person imami i këshillon të gjithë njerëzit t’i lutet gjithsecili Zotit më vete dhe nuk ka nevojë që duaja të bëhet bashkarisht. Nëse ndonjëherë bëhet bashkarisht që njerëzit të dinë se si të bëjnë lutje dhe dua, absolutisht mund të jetë dhe në gjuhet e tjera përveç gjuhës arabe dhe nuk është kusht që të jetë në gjuhën arabe.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon