Rastet kur nuk pranohet namazi!

Pyetje: Kur nuk i pranohet namazi besimtarit, a ka ndonjë rast?

Përgjigje: Nëse besimtari e fal namazin sipas gjithë rregullave s’ka arsye pse mos t’i pranohet namazi. Namazi në çdo rast është i pranuar dhe ne duhet të mendojmë mirë për Zotin, s’duhet të mendojmë keq për Zotin tonë. Kështu që, namazi në origjinën e tij është i pranuar nëse njeriu i plotëson kushtet e namazit, nëse njeriu plotëson shtyllat e namazit, nëse njeriu është i përqëndruar në namazin e tij, nëse njeriu është i përkushtuar ndaj Zotit në namazin e tij, namazi i tij është i pranuar.

A ka raste kur nuk pranohet namazi?

Po, ka raste. Kur njeriu nuk ka plotësuar diçka nga kushtet e namazit ka rrezik dhe ka mundësi që në këtë rast namazi i tij të mos pranohet. Kur njeriu s’ka plotësuar diçka nga shtyllat e namazit ka mundësi dhe ka rrezik që namazi në këtë rast të mos pranohet. Kur njeriu fal namaz, por s’e ka mendjen në namaz, nuk përqëndrohet në namaz, ka mundësi që në këtë rast namazi i tij të mos pranohet.

Nëse njeriu është në rregull me kushtet, me shtyllat dhe është i përqëndruar në namazin e tij aq sa ka mundësi të përqëndrohet, nuk është kusht që përqëndrimi i tij të jetë non-stop 100%, por të paktën aq sa është i vëmendshëm inshaAllah pranohet namazi i tij.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon