Si është e mundur që një e afërmja ime komunikon me të vdekurit?

Pyetje: E kam një të afërmen time e cila kur sëmuret thotë se flet me të vdekurit! A është e vërtetë që një njeri mund të komunikojë me të vdekurit?

Përgjigja: Në filma mund të komunikojë me të vdekurit, ndërsa në botën reale dhe botën e vërtetë këto janë përalla që nuk duhen besuar. Sepse shpirti i të vdekurit është ose në xhenet ose në xhehenem. Nuk ka askush aftësi apo kopetencë për ta nxjerrë shpirtin e dikujt nga xheneti dhe ta sjelli këtu të flasi me mua dhe të bëjë muhabet apo të qajë hallet. Apo për ta nxjerrë shpirtin e dikujt nga xhehenemi edhe të flasim me të e të qajmë hallet etj.

Kështuqë këto janë përralla të cilat nuk duhet ti besojmë, si dhe idenë e komunikimit me shpirtrat etj. Po mirë përshembull atij të sëmurit i shfaqet Osmoni, Zeneli apo Husejni etj të cilët kanë vdekur para 1 mijë apo 2 mijë vjetësh, i shfaqet filan sahabi edhe flet me të përshembull!  Themi të gjitha këto janë iluzione, të gjitha këto janë haluçinacione, të gjitha këto janë problem xhindësh, magjishë apo mësyshi. Ndërkohë që e vërteta është se shpirtrat e të vdekurve nuk kanë të bëjnë fare me jetën e kësaj bote, dhe të gjitha këto janë përralla dhe bestytni që ne muslimanët nuk i pranojmë. Ne referohemi për besimin tonë në fjalën e Zotit dhe në fjalën e Pejgamerit a.s. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko ketu per te pare videon.