A ndalohet të bëjmë dush ditën e martë dhe të premte?

Pyetja: A është e vërtetë se ditën e martë dhe të premte nuk duhet të bësh dush?

Përgjigja: O Zot i Madh çfarë injorance e paparë! Po ditën e Xhuma është synet që muslimani të lahet! Ditën e Xhuma është traditë profetike që muslimani të lahet. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ” Nëse muslimani për ditën e Xhuma lahet, ama lahet mirë dhe pastrohet, vishet mirë, parfumoset, e nëse nuk ka parfum vetëmse parfumin e bashkëshortes, le ta përdori parfumin e bashkëshortes, del herët, nuk përdor kafshë ose automjet për të shkuar në xhami( pra ecën në këmbë), Allahu për çdo hap i jep sevapin sikur është fal një vit dhe sevapin sikur ka agjëruar një vit.”

U përmend kush? Larja. Hadithi tjetër. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Larja ditën e Xhuma është obligative për çdo musliman.” Pavarsisht sesi komentohet hadithi, por e rëndësishme është që është përmendur. E hadithe të tjera të cilat tregojnë mirësinë e larjes ditën e Xhuma.Po ditën e martë? Në shumë bestytni të trashëguara brez pas brezi, në popullin tonë të vuajtur, të coptuar, është se e marta është ditë tersi. Se nga e kanë marrë këtë, se nga e kanë gjetur këtë fe që thotë e marta është ditë tersi vetëm një Zot lart e di!Ka një hadith faktikisht që thotë: “Kur Zoti ka krijuar ditët…” Kush më jep ditët sipas krijimit? Çfarë ka krijuar ditën e shtunë? Çfarë ka krijuar ditën e dielë? Çfarë ka krijuar ditën e hënë? Çfarë ka krijuar ditën e martë? Çfarë ka krijuar ditën e mërkurë? Çfarë ka krijuar ditën e enjte? Dhe çfarë ka krijuar ditën e xhuma? Ditën e martë thotë: “Ka krijuar të këqijat.” Shih tani se kjo…e ke parasysh keq-interpretimi i fesë çfarë të bën?! Ditën e martë thotë: “Ka krijuar të këqijat.” Po fjala të këqijat çfarë nënkupton? Domethënë fatin e keq?!

Jo, o të faltë Allahu, jo o rob i Zotit.Të këqijat nënkupton, sipas komenteve që vinë në hadith, çdo gjë që në dukje është e keqe, por Zoti e ka krijuar për të përmirësuar gjërat e tjera. Dhe prej komenteve që kanë bërë dijetarët, të hershmit them, thonë: mikrobet, bakteriet, çdo gjë që e prish diçka për të sjellë diçka më të mirë në jetë është tek ky hadith. Por jo me kuptimin që është krijuar e keqja dhe ditën e martë çfarë duhet të bëjnë njerëzit? S’duhet të bëjnë asnjë gjë se është ditë tersi. Kjo nuk është islam, kjo nuk është feja e Zotit. Sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka jetuar si Pejgamber sa vite? Njëzet e tre vite. Si nuk ka thënë një herë të vetme në këto njëzet e tre vite që dita e martë është ditë tersi, s’po lahem se është e martë, mos i lani fëmijët për ditë të martë, mos qepni rrobat për ditë të martë, mos hekurosni, mos thani, mos palosni? S’e ka thënë në asnjë vend. Kështu që këto janë përralla dhe paganizma, fatkeqsisht të transmetuara brez pas brezi që njerëzit i besojnë më shumë se ç’besojnë fenë dhe besimin e vërtetë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.